Sharp, teknologjinë e vet AQUOS Quattron, ia ka prezantuar publikut që në majin e vitit të kaluar, ndërsa atëherë edhe filloi me shpërndarjen e modelit i cili e përmban atë- Sharp LC40LE924E.
Ky model vjen me diagonale 40 inç (102 cm), dimensionet e televizorit janë 993 x 707 x 275 milimetra, ndërsa peshon 23.5 kilogramë. Dizajni është i bukur dhe përshtatet në çfarëdolloj ambienti.
Për ta plotësuar efektin e ngjyrës dhe kontrastit, Sharp ekranit të televizorit i ka vënë mbrojtje të qelqtë, e cila shkakton reflektim, prandaj duhet pasur parasysh vendosjen e televizorit, pasi që nëse një burim i fortë i dritës bie mbi të, atëherë vështirë shihet përmbajtja. /Telegrafi/