Site icon Telegrafi

Leclerc i Ferrarit triumfon në Çmimin e Madh të Italisë

Piloti i ri i Ferrarit, Charles Leclerc ka arritur të fitojë garën për Çmimin e Madh të Italisë.

Gara e zhvilluar në Monza të Italisë ka dhuruar shumë emocion, spektakël dhe një fitues të ri.

Është piloti nga Monaco, Leclerc, i cili ka arritur të fitojë garën pas 53 xhirove të zhvilluara.

Pilotët e Mercedesit, Valteri Bottas në vend të dytë dhe Lewis Hamilot në të tretin kompletuan podiumin.

Vendi i pestë në këtë garë shkoi për Daniel Ricciardon, ndërsa në vend të pestë u rendit Nico Hulkenberg.

Piloti tjetër i Ferrarit, Sebastian Vettel nuk ishte në ditën e tij, pasi përfundoi vetëm në vendin e 13-të. /Telegrafi/

Exit mobile version