Site icon Telegrafi

Leci: Me Sokolin do ta fitojmë titullin

Liridon Leci ka bërë karrierë në Shqipëri e Suedi dhe konsiderohet ndër lojtarët më të rëndësishëm që Prishtina ka në kontingjentin e vet të futbollistëve. Ai beson se angazhimi i Sokolit është i qëlluar nga drejtuesit e klubit.

“Jam i bindur se trajneri Sokoli do të bëjë më të mirën e mundshme për të ndërtuar një skuadër fituese, si dhe në disiplinë. Besoj se do të jetë një Prishtinë e furishme dhe titulli i edicionit 2014/15 do të jetë i Prishtinës”, tha Leci për Sporti1.

Leci e pranon se edhe konkurrenca te Prishtina është rritur, ndonëse pret të mbetet te ky ekip. “Bashkëpunimi besoj se do të vazhdojë kam biseduar me kryesinë e klubit dhe kam paraqitur ofertën time. Besoj se do tëarrijmë marrëveshje”, shtoi Leci. /Telegrafi/ 

Exit mobile version