Pas dorëheqjes së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, ka pasur reagime pro dhe kundër tij.
Për këtë ka reaguar sekretari ekzekutiv i AAK-së, Lulzim Leci.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Leci ka thënë ‘agresiviteti në Beograd dhe nervozizmi nga adresa të caktuara në Prishtinë – sinjale të mira’.
“Agresiviteti i rritur tejmase në Beograd kundër Ramush Haradinajt si dhe doza e lartë e nervozes nga adresa të caktuara individuale në Prishtinë e Tiranë, janë shenja të mira që vendi po shkon në drejtimin e duhur”, ka thënë Leci.
Ai ka përmendur të arriturat e Qeverisë Haradinaj, gjatë mandatit si kryeministër.
“Ushtria u bë; Taksa ndaj produkteve serbe vazhdon; Trepça gati për investime; Kufijtë e shtetit nuk ndërrojnë; Ditëve në vijim, bëhuni gati për shfaqje nervozizmi edhe në doza më të mëdha”, ka shkruar Leci në Facebook.
Kujtojmë se lideri i AKK-së Ramush Haradinaj ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si kryeministër i vendit.
Haradinaj ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë pasi atij i ka ardhur ftesa nga Gjykata Speciale.
Ai para mediave ka thënë se dorëheqje ka dhënë për ta ruajtur nderin e Kosovës, dhe për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale si qytetar i thjeshtë./Telegrafi/