Site icon Telegrafi

Leci afër rikthimit në Prishtinë

Pas aventurës në vendin skandinav, lojtari kërkon që ta vazhdoj karrierën në Kosovë, ku me shumë gjasë do të djersitë fanellën ‘bardhekaltër’ të prishtinasve në sezonin pranveror.

Palët janë në bisedime dhe negociatat po shkojnë shumë mirë. Këtë e konfirmon Leci, i cili beson shumë në arritjen e marrëveshjes. “Kemi biseduar me krerët e Prishtinës, ku të dy palët jemi të interesuara që të bashkëpunojmë në të ardhmen. Marrëveshja përfundimtare nuk është arritur ende, por ka gjasa reale që të ndodhë një gjë e tillë gjatë ditëve në vazhdim”, deklaroi Leci për gazetën Arena, i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës, saktësisht prej vitit 2003 deri më 2005.

Ani pse luajti për shumë vite në futbollin shqiptar, Leci s’mendon ta vazhdojë karrierën atje. Ai dëshiron që ta bëjë një gjë të tillë në Kosovë, ku thotë se i jep përparësi Prishtinës. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version