Interi ka marrë një fitore të madhe 2-1 në udhëtim te Lecce në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të sezonit 2022/23 në Serie A.
Ekipi i Simone Inzaghit ka fituar mes shumë vështirësive në ndeshjen e parë të sezonin e ri në Serie A, të zhvilluar në ‘Stadio Via del Mare’.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Assan Ceesay (48’) për vendasit, ndërsa për Interin shënuan Romelu Lukaku (2’) dhe Denzel Dumfries (90+).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i vendasve, Wladimiro Falcone, i cili pas shumë pritjeve u notua me 8.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për dyshen Kristijan Bistrovic dhe Joan Gonzalez që u vlerësuan me notë 6.2.
Te Interi më i vlerësuari ishte Matteo Darmian që u notua me 7.7.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/