Telegrafi

Lecce 1-1 Inter, notat e lojtarëve

Lecce vs Inter (Foto: Maurizio Lagana/Getty Images/Guliver)

Lecce e ka ndalur Interin në kuadër të javës së 20-të në Serie A me rezultat 1-1.

Nerazzurët kaluan të parët në epërsi me anë të Alessandro Bastonit në minutën e 71-të, por që vendasit i barazuan shifrat me golin e Marco Mancosu (77’).

Lecce ishte skuadër më e mirë për një nuancë dhe mori notën e përgjithshme 6.85, derisa Interi u vlerësua me 6.80.

Lecce vs Inter (Foto: Maurizio Lagana/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim doli të jetë portieri i vendasve, Gabriel, që u notua me 8.9.

Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të jetë Gianluca Lapadula, që u vlerësua me 6.1.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Lecces (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Interit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/