Cleveland Cavaliers aktualisht po gjendet në krizën më të madhe të rezultateve që prej rikthimit të LeBron James në klubin e vendlindjes.
Pas disfatës prej 116-112 në vazhdime ndaj Sacramento Kings të mërkurën, Cavs tashmë kanë tri humbje radhazi dhe kanë shtatë fitore e tetë humbje që nga Krishtlindjet.
Kjo krizë ka nxitur një numër të madh spekulimesh, siç është ai i një shkëmbimi të mundshëm mes Kevin Love dhe Carmelo Anthony.
Katër herë fituesi i MVP është pyetur kur ka dëgjuar se një ofertë e tillë është hedhur në tavolinë nga NY Knicks.
“Unë nuk kam ndonjë reagim për këtë. Ne kemi 14 lojtarë këtu. Ne duhet të jemi gati çdo natë. Ata që jemi, ne duhet të luajmë. Nuk mund të luajmë fantazi të basketbollit”.
“Ne kemi ata që i kemi, dhe ne duhet të dalim e të luajmë”, u shpreh LeBron kur u pyet për transferimin e mundshëm të shokut të tij të vjetër, Carmelo Anthony.
James shpërtheu pas disfatës ndaj New Orleans, duke kërkuar një lojtar të ri për të përforcuar ekipin.
Në 44 minuta lojë ndaj Sacramentos ai përfundoi me triple double prej 24 pikë, 13 kërcime dhe 11 asistime. /Telegrafi/