Telegrafi

LeBron në finalen e shtatë radhazi: Është gjë e shkëlqyer për trashëgiminë time

AP

Tri herë kampioni i NBA, LeBron James, ka thënë se nuk i ka mbetur asgjë për të dëshmuar pos asaj që do të lë prapa në histori, duke i vënë në pah dy titujt me Miami Heat dhe kthimin te Cleveland Cavaliers për të triumfuar sërish duke i heshtur kritikët.

Këtë edicion, ai është kualifikuar sërish në finale dhe kjo është hera e shtatë radhazi që luan në një finale të NBA.

Lexo po ashtu Cavaliers në finale pas fitores së thellë ndaj Bostonit (Video)

“Mendoj se do të jetë gjë e shkëlqyer për trashëgiminë time kur ta përfundoj karrierën dhe mund të shoh prapa dhe të them: ‘Ky djalë ka luajtur në tri finale radhazi, në katër finale radhazi, pesë, gjashtë e më shumë’”.

“Është gjë e mirë që të flitet për këtë, për të parë se çfarë kam qenë në gjendje që të arrij individualisht”, është shprehur LeBron për ESPN. /Telegrafi/

Lexo po ashtu LeBron James tejkalon Michael Jordanin për pikë në playoff