Mbrëmë në NBA u luajtën pesë ndeshje dhe vëmendjen më të madhe e tërhoqi dueli mes Los Angeles Lakers dhe Chicago Bulls për shkak të rikthimit të LeBron James në fushë.
James mungoi në shtatë ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi që pësoi në ndeshjen e 8 marsit kundër Bostonit dhe mbrëmë u kthye në fushë dhe luajti 31 minuta në të cilat shënoi 17 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime.
Luka Doncic shënoi 34 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime për 32 minuta, ndërsa Austin Reaves 25 pikë, por as kjo nuk u mjaftoi Lakers për të shmangur një debakël nga Chicago Bulls.
Bulls triumfuan me 29 pikë diferencë 146:115, derisa shtatë basketbollistë të mysafirëve shënuan pikëdyshifrore.
Coby White ishte më efikasi me 35 pikë për skuadrën fituese.
Rezultatet:
Indiana – Brooklyn 108:103
Atlanta – Golden State 124:115
New York – Washington 122:103
Sacramento – Milwaukee 108:114
Lakers – Chicago 115:146