Telegrafi

LeBron James do ta sjell Carmelo Anthonyn në Lakers

Carmelo Anthony tashmë ka lënë Houston Rockets dhe është spekuluar javëve të fundit se ku do të vazhdojë karrierën basketbollistike.

Një nga lojtarët më të mirë në dy sezonet e fundit, nuk ka mundur ta gjen këtë sezon ritmin e duhur.

Megjithatë, një tjetër gjigant aktiv i kësaj loje mund ta rikthej në palestrat sportive dhe do ta ndihmojë që t’i rikthehet shkëlqimi lojtarit.

Basketbollisti më i mirë i Los Angeles Lakers, LeBron James dyshohet se e ka takuar Magic Johnsonin si presidentin de klubit, Rob Pelinka dhe u kërkoi që ta sjellin amerikanin në ekipin e tyre.

James ka këtë vit ka arritur në ‘qytetin e engjëjve’ dhe me veti ka marrë edhe Jawai McGehee ‘s dhe Lance Stephenson.

Kjo nuk është hera e parë që “Mbreti” kërkon të sjellë në Carmelon pasi këtë e bëri edhe disa vite më parë gjersa ishte në Cleveland Cavaliers.

“Unë nuk kam asnjë ide. Të jem i sinqertë, kjo nuk është një pyetje për mua. Aktualisht kemi 15 lojtarë. Ne nuk kemi ndonjë hapësirë të lirë, por kjo nuk është një pyetje për mua”, tha LeBron.

Lexo po ashtu Rezultatet dhe video sekuencat e ndeshjeve të mbrëmshme në NBA

Ndryshe, Anthony në 16 sezonet e kaluara kishte një mesatare prej 24 pikëve, 6.5 kërcimeve dhe tre asistimeve gjersa deri më tani ka shënuar 25,551 pikë. /Telegrafi/