Los Angeles Lakers janë skuadra e parë finaliste në NBA.
Ekipi nga Kalifornia ka eliminuar pa shumë mund edhe Denver Nuggetsin (4-1), për ta fituar finalen e Konferencës së Perëndimit.
Me fitoren e mbrëmshme me 10 pikë diferencë 117:107, Lakers bëhet skuadra e parë finaliste e këtij edicioni.
What a night. And we're not finished yet. pic.twitter.com/Rfj9rSDhpk
— Los Angeles Lakers (@Lakers) September 27, 2020
Të besuarit e Vogel në finale do ta presin fituesin e duelit Miami Heat – Boston Celtics (3-2).
LeBron James ka qenë spektekolare duke e mbyllur takimin me ‘Triple-Double’, shënoi 38 pikë, 16 kërcime e 10 asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Anthony Davis që shtoi 27 pikë e pesë kërcime.
Special Squad. On to the final round. pic.twitter.com/53BlhGCN21
— Los Angeles Lakers (@Lakers) September 27, 2020
Ndërkohë takimin me pikë dyshifrore e mbyllen edhe Alex Caruso e Danny Green që shtuan nga 11 pikë.
Për Lakers kjo është hera e 32-të që arrin në finalen e madhe të NBA-së, teksa ka të fituar 16 trofe. /Telegrafi/