Telegrafi

LeBron James shpërthen me 56 pikë për t’i rikthyer Lakers te fitoret

Los Angeles Lakers është rikthyer te fitoret në NBA pas tri humbjeve radhazi.

Në një ndeshje fantastike në Crypto Arena, Lakers kanë fituar ndaj Golden State Warriors me tetë pikë diferencë 124:116.

Ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme nga basketbollisti më i mirë në NBA, LeBron James i cili shënoi 56 pikë, pati 10 kërcime, tre asistime dhe një bllokadë.

Me lojë të mirë tek skuadra fituese u dallua edhe Russell Westbrook me 20 pikë, si dhe Carmelo Anthony që shtoi 14 të tjera.

Tek mysafirët më efikasi ishte Stephen Curry me 30 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore ndaj Lakers. /Telegrafi/