Telegrafi

LeBron James shkruan histori në NBA, kalon Karl Malone dhe bëhet i dyti në listën e të gjitha kohërave për pikë të shënuara

LeBron James tani është kosha-shënuesi numër dy më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e NBA, duke kaluar Karl Malone në ranglistë, pasi ndeshjes së mbrëmshme të Los Angeles Lakers në Washington Wizards.

‘Mbreti’ James e kalo rekordin e pikëve të shënuar nga Malone me një asistim nga Stanley Johnson.

Ai mori një ovacion të madh në Capital One Arena përpara se të shkonte në stol, me më pak se pesë minuta të mbetura në pjesën e parë.

LeBron James është një sezon larg rekordit të Kareem Abdul-Jabbar

James barazoi 36,928 pikët e Malones me një 3-pikësh në çerekun e dytë, ndërsa disa minuta më vonë ylli i NBA, arriti ta kalojë këtë rekord pas një dy pikësha.

Me këtë ritëm, LeBron është vetëm edhe një sezon larg ta kalojë legjendën Kareem Abdul-Jabbar.

Abdul-Jabba është kosha-shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e NBA me 38,387 pikë.

James kohëve të fundit u bë lojtari i vetëm në historinë e ligës që arriti mbi 10,000 pikë, kërcime dhe asistime. /Telegrafi/