Telegrafi

LeBron James me postim emocionues për Kobe Bryant: Shpresoj të të bëjë krenar vëllai im

Basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James ka bërë një postim emocionues për ish-legjendën e basketbollit, Koby Bryant, i cili vdiq para disa muajsh në një fatkeqësi ajrore.

LA Lakers fituan trofeun e 17-të në histori të NBA, pasi mposhtën në finale Miami Heat me rezultat të përgjithshëm 4-2.

MVP i finales padyshim se ishte ylli amerikan, LeBron James, i cili pati statistika të jashtëzakonshme në secilën prej katër ndeshjeve.

Lexo po ashtu LA Lakers është kampion i ri në NBA, fitojnë titullin e 17-të në histori

Pas këtij triumfi, James nuk ka harruar ish-mikun e tij të madh, Bryant, të cilit ia ka kushtuar një postim emocionues në rrjetet sociale.

“Shpresoj të të bëjë krenar vëllai im!! Dashuri dhe mall për ty kampion!!”, ka shkruar James në postimin e tij në Instagram, ndërsa ka shkruar edhe numrat e Bryant dhe vajzës së tij.

Lebron ka postuar edhe dy fotografi tjera, ku njëra është përmbledhje e disa fotove së bashku me Bryant dhe një shkrim ku i ka premtuar se do ta vazhdojë trashëgiminë e tij, ndërsa tjetra me trofeun e fituar me LA Lakers. /Telegrafi/