Derrick Rose ka befasuar të gjithë me paraqitjen në takimin e fundit mes Minnesota Timberwolves dhe Utah Jazz.
MVP-ja më i ri në historinë e ligës shënoi 50 pikë, numrin më të madh të shënimeve ndonjëherë në karrierë.
Por. që atëherë, Rose ka luftuar me plagë. Gjithçka filloi në vitin 2012, kur në raundin e parë të ndeshjes kundër Philadelphia 76ers pësoi një lëndim në ligamentin e gjurit.
Lakers’ LeBron James said Timberwolves’ Derrick Rose “showed he’s still a superhero” w/ career-high 50 points. Full comments: pic.twitter.com/W5IYX7L7mf
— Ben Golliver (@BenGolliver) November 1, 2018
Ai humbi gjithë sezonin e ardhshëm, por kurrë nuk arriti të kthehet në formën e vitit 2010, kur bëri tifozët që të bien në dashuri me lojën e tij.
Paraqitjen fantastike e komentoi edhe LeBron James, ish-bashkëlojtar te skuadra e Cleveland Cavaliers.
“Njeriu jep trupin dhe mendjen për të luajtur një lojë. Unë e di këtë shkaku i sezonit të kaluar te Cavs. Në qoftë se ne po flasim për rezistencën në përcaktimin e këmbënguljes, kjo e mbrëmjes së kaluar u dëshmua. Përkundër të gjitha lëndimet që kishte, ai gjithmonë ishte i gatshëm të rikthehet”, tha James dhe shtoi se Rose mund të jetë një frymëzim për çdo fëmijë që po kalon nëpër probleme të njëjta në jetë.
“Nuk është me rëndësi se a merreni me sport apo diçka tjetër. Nëse keni probleme dhe mundoheni t’i eliminoni, shembulli më i mirë për t’u ndjekur është Rose. Dhe sonte Derrick tregoi se pse ende është superhero”, përfundoi James. /Telegrafi/
What a moment for Derrick Rose, fighting back tears after the buzzer in Minnesota ? pic.twitter.com/hcPPOKH7i7
— ESPN (@espn) November 1, 2018