Telegrafi

LeBron James me numër të ri në fanellë, 23-shin do t’ia lë Anthony Davisit

LeBron James ka vendosur t’ia japë numrin e tij në një yll të ri të Los Angeles Lakers, Anthony Davis.

Davis do të vazhdojë të mbajë numrin 23 në fanellat, të cilën e kishte mbajtur gjatë karrierës shtatëvjeçare në NBA.

James kishte të njëjtin numër sezonin e kaluar te Lakers, si dhe në Cleveland Cavaliers, por në Miami Heat mori një numër tjetër, raporton Yahoo Sports.

James është duke bërë gjithçka që është e mundur në mënyrë që bashkëlojtari të ndihet sa më rehatshëm që të jetë e mundur gjersa LeBron pritet të merr numrin 6.

Le të kujtojmë se Lakers dhe New York Pelicans ranë dakord për të tregtuar Davisin gjatë këtij muaji, por që do të bëhet zyrtare më 6 korrik.

Ndryshe, Lakersat sezonin e kaluar nuk arritën të bëhen pjesë e “playoff”, ku në fund kampion të basketbollit amerikan u shpallën kanadezët e Toronto Raptors. /Telegrafi/