Telegrafi

LeBron James nuk vazhdon kontratën me Cavs, është agjent i lirë

Superylli i NBA, një prej basketbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, LeBron James, ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Cleveland Cavaliers.

LeBron ka hequr dorë nga opsioni i vazhdimit të kontratës për 36 milionë dollarë.

Ai tashmë është agjent i lirë dhe është në kërkim të një klubi të ri në NBA.

Disa prej spekulimeve e kanë lidhur atë me kalim te skuadra si Los Angeles Lakers, Philadelphia 76ers dhe Boston Celtics.

E ardhmja e LeBron James lidhet shumë edhe me të ardhmen e Kaëhi Leonard, i cili po ashtu pritet të largohet nga San Antonio Spurs në formë shkëmbimi.

Spekulimet janë të nxehta që LeBron James të bashkohet me Leonard te Los Angeles Lakers apo në ndonjë ekip tjetër për të krijuar një super ekip që do të rivalizonte Golden State Warriors.

LeBron James u tha se do të kërkojë largimin nga Cavaliers pasi i mungoi përkrahja gjatë finaleve të fundit ku u deklasua 4-0 nga Golden State Warriors. /Telegrafi/