Los Angeles Lakers mposhti Golden State me rezultat 120-112, dhe i mrekullueshmi LeBron James vendosi një rekord të ri NBA.
James shënoi 42 pikë, 17 kërcime dhe 8 asistime, duke u bërë lojtari më i vjetër në historinë e NBA që ka shënuar 40 ose më shumë pikë në një ndeshje.
Basketbollisti i Lakers e bëri këtë në moshën 40 vjeç e 38 ditë, duke thyer rekordin e mbajtur nga legjenda e këtij sporti, Michael Jordan.
LEBRON’S DOMINANCE CONTINUES 😤
👑 42 PTS (season high)
👑 17 REB
👑 8 AST
👑 6 3PMHe joins Michael Jordan as the ONLY players 40 years or older to record 40+ PTS in a game! pic.twitter.com/md8lUfzvdd
— NBA (@NBA) February 7, 2025
Legjendar ‘MJ’ shënoi 43 pikë kundër New Jersey më 21 shkurt 2003, kur ishte 40 vjeç e 4 ditë.
Është interesante se Jordan tani mban vendin e dytë, të tretë dhe të katërt, ndërsa i pesti është Karl Malone.
Basketbollistët më të vjetër me 40+ pikë në një ndeshje NBA:
1.LeBron James – 40 vjeç e 38 ditë
2.Michael Jordan – 40 vjet e 4 ditë
3.Michael Jordan – 39 vjeç e 349 ditë
4.Michael Jordan – 39 vjeç e 321 ditë
5.Karl Malone – 39 vjeç e 231 ditë
/Telegrafi/