LeBron James kishte marrë përsipër fjalimin emocionues dhe pikëllues në nderim të Kobe Bryant.
Los Angeles Lakers u rikthyen për herë të parë në aksion, pas vdekjes së legjendës së tyre të dielën e javës së kaluar.
41-vjeçari së bashku me vajzën e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë humbën jetën në aksidentin me helikopter.
https://twitter.com/Lakers/status/1223454877814149121
Lakers i nderuan të nëntë personat, por që vend special në palestrën e tyre kishte Bryant, derisa tifozët kishin të veshur nga një fanellë me emrin e tij dhe numrat 8 dhe 24, që i kishte bartur gjatë karrierës.
James ishte në lot në momentin që e filloi fjalimin, duke thënë se ka shkruar një letër për Kobe, por do t’i thotë disa fjalë nga zemra.
— Los Angeles Lakers (@Lakers) February 1, 2020
“Sonte do të nderojmë një djalosh që erdhi këtu në moshën 18-vjeçare dhe u pensionua në moshën 38, për t’u bërë ndoshta babai më i mirë që kam parë në këto tri vitet e fundit”, ka thënë ai.
Tifozët nuk kanë rreshtur së thirruri emrin e Kobe Bryant, e që edhe lojtarët ishin të emocionuar nga ajo atmosferë që mbretëronte në palestër.
Kujtojmë se LeBron James kishte një raporto të shkëlqyer me Kobe, derisa në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, ishte përgëzimi i legjendës për James.
Basketbollisti i theu rekordin në fundjavën e kaluar, duke u bërë koshashënuesi i tretë në histori të NBA, duke parakaluar Bryant, e që ky i fundit e kishte uruar me një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/
"Tonight we celebrate the kid that came here at 18, retired at 38 and became probably the best dad we've seen over the last three years.” pic.twitter.com/0sS7e91cuz
— Los Angeles Lakers (@Lakers) February 1, 2020