Site icon Telegrafi

LeBron James nuk luan me SHBA-të në Botëror, por pritet të paraqitet në Lojërat Olimpike

LeBron James nuk e ka përjashtuar mundësinë që të paraqitet në Lojërat Olimpike të Tokios që mbahen gjatë vitit të ardhshëm, por edhe në botërorin.

Një nga lojtarët më të mirë të basketbollit të botës, James nuk do të luajë për Shtetet e Bashkuara në Kupën e Botës në Kinë.

Lojtari i basketbollit të Los Angeles Lakers përfundoi sezonin më parë shkaku i një lëndimi dhe për herë të parë në karrierë nuk do të luajnë në fazën e “playoff” të NBA-së.

LeBron James (Foto by Robert Laberge/Getty Images/Guliver)

Gjatë kohës sa do të pushon pritet të merr pjesë në xhirimet e filmit të famshëm “Space Jam 2”, ku do të luajë edhe legjenda tjetër, Michael Jordan.

“Unë e dua gjithçka që po bën Gregg Popovich (përzgjedhësi i kombëtares amerikane), por ky nuk është viti i duhur për mua”, tha James për mediat amerikane.

Katër herë MVP i Ligës së NBA do të paraqitet në filmin që do të shfaqet më 16 korrik 2021, i cili po i rikthehet ekraneve të mëdha të kinemave pas një mungese 25-vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version