Telegrafi

LeBron James ndryshon sërish numrin e fanellës, hequr dorë nga numri 6 për nder të legjendës

LeBron James vendosi të ndryshojë sërish numrin në fanellën e tij dhe nuk do ta shohim më me numrin 6 në shpinë te Los Angeles Lakers.

LeBron e nisi karrierën e tij në Cleveland me numrin 23 dhe pasi mbërriti në Miami mori numrin 6.

Pas kthimit në Cleveland, ai mori sërish numrin 23 dhe që nga viti 2018 te Lakers ka numrin 6.

Megjithatë, ai do të mbajë numrin 23 në Lakers sezonin e ardhshëm, njoftoi agjenti i tij Rich Paul.

“LeBron mori vendimin për të ndryshuar numrin e fanellës së tij. Ai e bëri atë për nder të Bill Russell”, ka thënë Paul.

Lexo po ashtu Nga Ronaldo te Messi, James dhe Federer – 10 sportistët më të paguar në botë për vitin 2023

Russell, një lojtar me 11 unaza kampionati në NBA, vdiq verën e kaluar në moshën 89-vjeçare dhe liga vendosi të tërhiqej këtë numër.

Megjithatë, lojtarët që aktualisht e veshin atë janë lejuar ta mbajnë atë për aq kohë sa janë në klubet e tyre aktuale.

Megjithatë, LeBron vendosi të heqë dorë për nder të Russellit dhe kështu do ta mbyllë karrierën e tij me numrin me të cilin për herë të parë shkeli në parket e NBA-së. /Telegrafi/