LeBron James ka vazhduar shkëlqimin në NBA edhe në stinorin e ri.
Njëri nga basketbollistët më të mirë që ka pasur liga e basketbollit NBA, ka arritur një tjetër sukses.
James ishte më meritori për fitoren e Los Angeles Lakers përballë Portland Trail Blazers me 44 pikë të shënuara.
E falë këtyre pikëve, James ka kaluar legjendën Wilt Chamberlain duke zënë pozitën e pestë me më së shumti pikë në histori të NBA.
33-vjeçari ka arritur në kuotën e 31,425 pikëve në histori të NBA duke zënë pozitën e pestë.
Anëtari i Los Angeles Lakers tani synon që brenda këtij edicioni ta kalojë edhe legjendën Michael Jordan që zë vendin e katërt me 32,292 pikë.
Kobe Bryant mban pozitën e tretë me 33,643 pikë, ndërsa në pozitën e dytë është Karl Malone me 36,928.
Vendin e parë si shënuesi më i mirë në histori të NBA mbahet prej vitit 1989 nga Kareem Abdul-Jabbar me 38,387 pikë.
Ekspertët e basketbollit në NBA thonë se në rast se James do të jetë aktiv edhe për pesë vite të tjera, atëherë do të synojë të bëhet basketbollisti me më së shumti pikë në histori të NBA. /Telegrafi/