Telegrafi

LeBron James i jashtëzakonshëm, Lakers kalojnë në epërsi ndaj Portlandit

Anthony Davis dhe LeBron James. (Photo by Ashley Landis-Pool/Getty Images)

LeBron James ka shkëlqyer në fitoren e dytë të Los Angeles Lakers në serinë e Play-Off ndaj Portland Trail Blazers (2-1).

Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar me tetë pikë diferencë 116:108, në një ndeshje ku shkëlqeu James.

LeBron e përfundoi takimin me 38 pikë, 12 kërcime e tetë asistime në 34 minuta të luajtura.

Lojë fantastike shfaqi edhe Anthony Davis që e përfundoi ndeshjen me 29 pikë, 11 kërcime e tetë asistime.

LeBron James dhe Danny Green . (Photo by Kim Klement-Pool/Getty Images)

Ndërkohë me pikë dyshifrore e përfunduan takimin edhe Caldwell-Pope (13) dhe Caruso që shtoi 10 pikë të tjera.

Damien Lillard shënoi 34 pikë dhe Cj McCollum 28 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitoren e Blazers.

Me fitoren e mbrëmshme, Lakers dalin në epërsi 2-1, ndërsa ndeshja e katërt mes këtyre dy skuadrave luhet në mëngjesin e ditës së martë. /Telegrafi/

Rezultatet:

Oklahoma City Thunder – Houston Rockets 119:107 (1-2)

Portland Trail Blazers – LA Lakers 108:116 (1-2)

 

Miami Heat – Indiana Pacers 124:115 (3-0)

Orlando Magic – Milwaukee Bucks 107:121 (1-2)