Telegrafi

LeBron James me huqje të pabesueshme të ngulitjes (Video)

Basketbollisti më i mirë në botë, mbreti LeBron James, nuk ka gjithmonë momentet më të mira.

Edhe pse performoi në mënyrë të mrekullueshme ndaj Brooklyn Nets duke siguruar fitoren e radhës për vendasit nga Ohio, duke shënuar 23 pikë rresht në çerekun e katërt, ai pati një moment bezdisës.

Në fillim të ndeshjes në një kundërsulm, LeBron James, u vërsul për të bërë një ngulitje spektakolare, e cila në fund i dështoi.

Ai nuk arriti të fusë topin në kosh dhe e përplasi atë në rreth, duke bërë që të gjithë të befasohen.

LeBron njihet si mjeshtër i ngulitjeve dhe të tilla gjëra nuk i ndodhin atij shpesh.

LeBron në këtë mbrëmje u bë një nga lojtarët e paktë që ka 1500 treshe të realizuara në karrierë.

Cleveland mbetet pesë ndeshje larg Bostonit që kryeson renditjen në konferencën lindore. /Telegrafi/