Los Angeles Lakers ka marrë një tjetër fitore shumë të rëndësishme në NBA.
Lakers kanë triumfuar në udhëtim te Houston Rockets me 33 pikë diferencë 109:134.
Kjo ishte fitorja e pestë në gjashtë sfidat e fundit ku Lakers janë futur në një seri të rezultateve të mira.
Në momentin që janë në fushë tre yjet LeBron James, Anthony Davis e D’Angelo Russell, Lakers nuk pësojnë kurrë humbje.
Qendra dominante Anthony Davis ka qenë fantastik në këtë sfidë me 40 pikë, nëntë kërcime, dy bllokada e një asistim.
Me lojë të mirë u dallua edhe japonezi Hachimura me 20 pikë e 12 kërcime, derisa LeBron James arriti ‘Triple-double’ me 18 pikë, 10 kërcime e 11 asistime.
Te vendasit më efikasi ishte Green me 24 pikë, por që nuk ishin tëmjaftueshme për të triumfuar ndaj Lakers.
Me fitoren ndaj Houston, Lakers tani kanë bilanc prej 40 fitoreve e 38 disfatave, derisa synimi është pozita e gjashtë në tabelë para Play Offit kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund. /Telegrafi/