Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.
LeBron James u bë lojtari i parë që ka shënuar 20 mijë pikë për Cleveland Cavaliers, kur kampionët e NBA-s triumfuan kundër Oklahoma Thunders me rezultat 107-91.
Basketbollisti 32-vjeçar shënoi 25 pikë të dielën për të arritur një rekord në sezonin e tij të dhjetë me Cavaliers, transmeton Telegrafi.
Ai tani ka dy herë më shumë pikë se Zydrunas Ilgauskas, i cili është i dyti në listën e ekipit me 10,616 pikë.
James, i cili gjithashtu luajti edhe për Miami Heat, është i teti në listën e NBA-s me 27,938 pikë në karrierë. /Telegrafi/