Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës së re e cila do të zgjasë deri në 2023.
Kjo datë është domethënëse pasi James ka deklaruar publikisht dëshirën e tij për të luajtur së bashku me djalin e tij, Bronny, i cili mund të bëhet Draft i kualifikuar NBA nga viti 2023.
Shams Charania, një gazetar kryesor për mediumet The Athletic dhe Stadium, është informuar nga CEO i Klutch Sports, Rich Paul, se LeBron ka nënshkruar një kontratë të re.
LeBron James‘ contract runs through 2023 — when his son, Bronny, graduates high school and could have option to enter the NBA Draft if the league and NBPA change the high school-to-pro rule. https://t.co/6bcMLgYTVV
— Shams Charania (@ShamsCharania) December 2, 2020
James kishte një kontratë që kryhej këtë sezon, për të cilën paguhet 39.2 milionë dollarë dhe një mundësi për të rinovuar përpara sezonit 2021/22 për 41 milionë dollarë.
Më në fund, thuhet se është arritur marrëveshja mes James dhe Lakers, e cila do të zgjasë deri në fund të sezonit 2022/23 dhe basketbollisti do të fitojë 85 milionë dollarë për dy vite. /Telegrafi/