Telegrafi

LeBron James arrin fitoren e parë me Lakersat, Los Angeles triumfon ndaj Phoenix Suns

LeBron James (Photo by Christian Petersen/Getty Images)

Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Fitoren e parë në sezonin e ri në NBA e ka arritur skuadra e Los Angeles Lakers, e cila si lider tashmë ka basketbollistin më të mirë amerikan, LeBron James.

“Engjëjt” e Los Anglesit korrën fitore kundër skuadrës së Phoenix Suns me rezultat 131-113, për të ndalur serinë e humbjeve.

Dy periudhat e para i takuan Lakersave, të cilat ishin të mjaftueshme për të triumfuar, megjithëse pjesa e dytë i takoi Sunsave.

Lojë të mirë te Los Angeles shfaqi Lance Stephenson, i cili shënoi 23 pikë gjersa James regjistroi ‘double’ në saje të 19 pikëve dhe dhjetë asistimeve.

Te Phoenixu më i miri në parket ishte Devin Booker që shënoi 23 pikë, një pikë më pak, por që regjistroi ‘double-double’ në saje edhe të 11 kërcimeve i shtoi DeAndre Ayton.

Lexo po ashtu Rezultatet dhe highlights e ndeshjeve të mbrëmshme në NBA

Pas kësaj, Lakers ka bilanc prej një fitore dhe tre humbje gjersa edhe Sunsat kanë bilanc të njëjtë si Los Angeles.

Ndryshe, skuadra e Jamesit ndeshjen e radhës do të takohet me Denver Nuggets ndërsa Phoenix do të ballafaqohet me Memphis Grizzlies. /Telegrafi/