Është afruar ndeshja më e pritur e vitit në basketbollin amerikan ‘NBA All-Star’, ku këtë vit do të mbahet në Chicago.
Edhe këtë vit kapitenët e dy konferencave janë LeBron James në Perëndim dhe Giannis Antetokoumpo në Lindje.
Dy kapitenët kanë zgjedhur edhe ekipet e tyre startuese për këtë ngjarje madhore në basketbollin amerikan.
LeBron James kishte të drejtën të zgjidhte i pari, teksa ka marrë në ekip bashkëlojtarin e tij nga Lakers, Anthony Davis.
Në anën tjetër Giannis të parin e zgjodhi qendrën e Philadelphia 76ers, Joel Embiid.
Përveç James e Davis, në pesëshen startuese të Konferencës së Perëndimit janë edhe Luka Doncic, Kawhi Leonard dhe James Harden.
Ndërkohës ekipi i kapitenit Giannis që përfaqëson Konferencën e Lindjës, përbëhet nga Embiid, Kemba Walker, Trae Young dhe Pascal Siakam.
Ndeshja e NBA All Star do të zhvillohet më 16 shkurt me fillim nga ora 02:00 pas mesnatës me kohën tonë lokale. /Telegrafi/