Site icon Telegrafi

Leboeuf parashikon sa gola do të shënojë Mbappe në 10 ndeshjet e para për Real Madridin

Pyetja në mendjen e çdo tifozi të futbollit në parasezon ka qenë se si transferimi i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe do të përshtatet me mjedisin e tij të ri.

Ish-qendërmbrojtësi francez, Frank Leboeuf beson se bashkatdhetari i tij do t’i çojë 15 herë kampionët e Evropës si një rosë në ujë.

Duke u paraqitur në një emision futbolli në ESPN, Leboeuf iu përgjigj një pyetjeje të postuar në X nga një tifoz i cili pyeti nëse 25-vjeçari do të shënonte më shumë se 15 gola në 10 ndeshjet e tij të para në La Liga me Real Madridin.

Lebouef parashikoi se nënshkrimi i fundit i profilit të lartë të klubit madrilen do të përshtatet me lojën shumë shpejt për shkak të inteligjencës së tij dhe parashikoi që ai të shënonte 16 gola në 10 ndeshje të ligës.

“16. Thjesht mendoj se ai do të futet në lojë shumë shpejt. Ai është një djalë shumë i zgjuar”, deklaroi Leboeuf në emision.

Lexo po ashtu Mbappe mori super veturë nga Real Madridi - por nuk mund ta vozisë

Mbappe iu bashkua Real Madridit si lojtar i lirë, pasi kontrata i skadoi më 1 korrik me Paris Saint-Germain.

Sulmuesi francez ende nuk ka debutuar me Los Blancos, por që pritet ta bëjë këtë gjë në Superkupën e Evropës përballë Atalantës. /Telegrafi/

Exit mobile version