Site icon Telegrafi

“Lebanon” fiton Luanin e Artë në Venecia

Regjisori Samuel Maoz e xhiroi pothuajse të gjithë filmin nga brenda një tanku për të përcjellë ndjesinë e klaustrofobisë dhe frikës që ai vetë kishte provuar kur ishte ushtar në moshë të re gjatë luftës.

Iraniania Shirin Neshat fitoi Luanin e Argjendtë për filmin “Gra pa burra” ("Mujeres sin hombres”) që tregon kronikën e jetës së katër grave gjatë grushtshtetit të vitit 1953, organizuar me mbështetjen e CIA-s.

Aktori britanik Colin Firth fitoi çmimin e aktorit më të mirë për interpretimin e një profesori homoseksuali që kalon përmes vuajtjes së humbjes së të dashurit në filmin “A single man”.

Rusia Kseniya Rappoport u nderua si aktorja më e mirë për rolin në filmin italian “Ora e dyfishtë”.

Ndërsa Fatih Akin, një gjerman me origjinë turke mori çmimin e posaçëm të jurisë për komedinë “Soul kitchen”. /VoA/Telegrafi/

Exit mobile version