Leart Paqarada ka realizuar njërin ndër golat më të bukur në karrierën e tij.
Lojtari shqiptar ka shënuar gol për St.Paulin në takimin ndaj Wuerzburger Kickers.
Reprezentuesi i Kosovës shënoi golin e bukur në minutën e 22-të, e që ishte i treti në takim, pas atyre të Marmoush (4′) dhe Benatelli (18′).
Goditja nga distanca e Paqaradës ishte e pandalshme për portierin kundërshtar, derisa ishte nga jashtë zone.
Ky ishte goli i parë i Paqaradës që kur u transferua te St.Pauli në afatin kalimtar të janarit, ndërkohë që ka asistuar tre herë të tjera. /Telegrafi/
https://streamable.com/60elzc