Telegrafi

Leart Paqarada është djali i legjendës së Prishtinës (Foto)

Kroatët kujtojnë gjeneratën e artë të Prishtinës e cila kishte lënë gjurmë për pesë vite në ish-Ligën e të Parë të futbollit të shtetit të shpërbërë, Jugosllavia.

Mirëpo, portali kroat “24sata.hr” ka postuar edhe një foto interesante të ish-portierit të mirënjohur të Prishtinës, Shukri Paçarada, i cili ishte hero i ndeshjes, kur i nxorën pikë Cervena Zvezdës në ‘Marakana’ të Beogradit, duke luajtur me rezultat 0:0.

Dhe tani pas 29 viteve, i biri i tij është yll i Kosovës.

Lexo po ashtu Zyrtare: Kosova do të luajë me këto fanella sot (Foto)

Leart Paçarada luan për ekipin e Sandhausen të Bundesliga II gjermane dhe është titullar i padiskutueshëm i Kosovës.

Learti luan në rolin e mbrojtësit dhe është jashtëzakonisht luftarak dhe sot do të luajë kundër kombëtares së Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së dytë të grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’.