Telegrafi

Leao zbulon thirrjen nga Milani: Nuk besova në fillim, nuk do ta harroj kurrë atë moment

Rafael Leao ka folur për transferimin e tij te Milani dhe ndjenjat që pati për bashkimin e tij me Rossonerët.

Leao arriti vitin e kaluar nga Sporting CP te Lille, por brenda vitit arriti të bëjë një hap gjigant duke u transferuar në San Siro.

Transferimi te Milani ishte i pabesueshëm për sulmuesin e talentuar portugez, i cili ka zbuluar ndjenjat që pati kur bërë ofertë klubi italian.

Lexo po ashtu Transferimi i ri i Milanit, Rafael Leao: Ronaldo është idhulli im

“Sinqerisht nuk e besova në fillim. Por, kur fola me Paolo Maldinin, një legjendë e Milanit, i cili fitoi kaq shumë tituj, unë u gëzova shumë”, ka thënë fillimisht Leao për revistën Calcio2000.

“Ishte e pabesueshme të pranoja thirrjen nga Milani. Është një moment që nuk do ta harroj kurrë”.

“Jam duke bërë shumë mirë, dhe jam i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi dhe që kam mundësi të luaj në këto ngjyra”.

“Jam i lumtur dhe mirënjohës ndaj Milanit për besimin ndaj meje”, përfundoi sulmuesi. /Telegrafi/