Telegrafi

Leao zbulon sekretin në dhomat e zhveshjes së Milanit

Rafael Leao pretendon se Daniel Maldini është lojtari më i talentuar i Milanit, ndërsa Hakan Calhanoglu është djali më qesharak në dhomën e zhveshjes te Rossonerët.

Sulmuesi portugez, i cili shënoi golin më të shpejtë në Evropë kundër Sassuolo të dielën , dha një intervistë për 433 duke zbuluar disa sekrete të dhomës së zhveshjes së Milanit.

Kur u pyet për lojtarin më të talentuar ai u përgjigj: “Daniel Maldini, ai është me të vërtetë i mirë”.

Kush është lojtari më i shpejtë?

“Theo Hernandez, por kur jemi në fushë, unë jam më i shpejti, kur dalim është Theo”.

21-vjeçari gjithashtu iu përgjigj pyetjeve që nuk kishin të bënin me futbollin. Për shembull: cili nga shokët e tij të skuadrës ka veshjen më të keqe?

“Samu Castillejo. Ai vesh tuta sportive, me çorape të gjata, është e çuditshme, betohem ”, ka shtuar më tej sulmuesi i Milanit. /Telegrafi/