Telegrafi

Leao përgënjështron raportimet e fundit rreth kontratës së re te Milani

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, ka mohuar pretendimet për kërkesa të reja masive për kontratë.

Është raportuar se portugezi kërkon 10 milionë euro në vit për të qëndruar me Rossonerët.

Leao ndau një artikull nga influencuesi italian ErFaina, i cili pretendonte se babai i Leaos kishte kërkuar një kontratë të re 10 milionë euro në vit plus komision të lartë.

Ai ka shkruar ‘Fake news si zakonisht’, në italisht, duke mohuar raportimin.

Milani po i ofron Leaos shtatë milionë euro në vit për të ri-nënshkruar.

Portugezi është i kërkuar nga Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Chelsea, por që ende nuk ka lëvizje konkrete për të. /Telegrafi/