Telegrafi

Leao dhe Thiaw zbulojnë idhullin dhe legjendën e preferuar të Milanit

Rafael Leao thotë se Paolo Maldini është legjenda e tij e preferuar te Milani, ndërsa Malick Thiaw zgjedh Ronaldinhon.

Yjet e kuqezinjve publikuan një intervistë të shkurtër të shpërndarë nga gjigantët e Serisë A në rrjetet sociale.

Ata zbuluan idhullin e tyre dhe legjendën e preferuar të Milanit dhe Ronaldinho ishte disi i përfshirë në të dyja bisedat.

Ish-sulmuesi brazilian ishte idhulli i Leaos si fëmijë, por edhe legjenda e preferuar e Thiawt.

Leao gjithashtu zbuloi, ndër të tjera, momentin e tij të preferuar në San Siro: “Trofeu im i parë, fitimi i Scudettos ishte gjëja më e mirë”. /Telegrafi/