Telegrafi

Leao: Barazimi ndaj Romës ishte zhgënjyes

(Foto: Instagram/iamrafaeleao93)

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, thotë se barazimi i Milanit ndaj Romës (3-3) ishte zhgënjyes.

Rossonerët luajtën baras me Giallorossët në ndeshjen kryesore të xhiros së pestë të Serie A duke ndërprerë serinë e fitoreve të njëpasnjëshme.

“Është e dhimbshme që nuk fituam. Krijuam shumë raste shënimi, tash po e vazhdojmë punën”.

(Foto: Instagram/iamrafaeleao93)

“Duam ta fitojmë secilën ndeshje, duam të mbetemi në krye të tabelës, por jam i zhgënjyer, sepse bëmë gjithçka për ta fituar takimin”.

Lexo po ashtu Spektakël golash në San Siro, Kumbulla shënon dhe shpëton Romën nga humbja prej Milanit

“Jemi të përqendruar, duam ta vazhdojmë rrugëtimin tonë dhe të qëndrojmë në krye të tabelës”, ka deklaruar Leao për Sky Sport. /Telegrafi/