Ndeshja e javës së tetë mes Liverpooli dhe Brighton ishte spektakolare, ku në fund u mbyll 3-3.
Mysafirët e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke shënuar dy gola të shpejtë.
Leandro Trossard përfitoi nga asistimi i Danny Welbeck për të shënuar për 1-0 në minutën e katërt të ndeshjes.
https://twitter.com/goalsreplayg/status/1576211651442794498
Sulmuesi belg shënoi edhe një herë në minutën e 18-të pas asistimi të March për 2-0.
Liverpooli arriti të kthehej në lojë në minutën e 33-të, kur Mohamed Salah gjen në zonë Roberto Firminon që shënoi për 2-1.
Sikuse pjesa e parë, edhe pjesa e dytë doli të jetë mjaftë e bukur dhe me gola.
Braziliani Firmino ishte ai që barazoi shifrat në 2-2 ne minutën e 54-të pas asistimit të Luis Diaz.
Liverpooli kaloi në epërsi në minutën e 63-të, kur Webster ishte i pafat dhe shënoi në portën e tij për 3-2.
https://twitter.com/goalsreplayg/status/1576231423702233089
Por Trossard kishte plane tjera për këtë ndeshje, duke i barazuar shifrat në 3-3 në minutën e 83-të.
https://twitter.com/goalsreplayg/status/1576236358909104128
Deri në fund edhe pse skuadrat provuan, rezultati nuk ndryshoi, me Brigjton që mbetet në vendin e katërt me 14 pikë, ndërsa Liverpooli është i 11-ti me vetëm 9 pikë. /Telegrafi/