“Gjithë fëmijët kanë dëshirë ta bëjnë botën më të mirë” – ky është refreni i këngës që e interpreton këngëtarja e re Lea Zejnullahu e cila me zërin e saj të mrekullueshëm i këndon fëmijëve duke ju dëshiruar paqe dhe mirësi për të gjithë fëmijët e botës.
Përmes tekstit të kësaj kënge ajo jep mesazh që të gjithë duhet ta duan njëri-tjetrin dhe ta ndryshojmë botën për të mire duke kënduar dhe vallëzuar.
Lea tani ka përfunduar klasën e tretë në shkollën fillore “Hilmi Rakovica” në Prishtinë dhe është nxënëse shkëlqyer.
Gjithashtu Lea vijon mësimet në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë ku mëson të luajë në piano. Vlen të ceket se Lea ka aftësi të shkëlqyeshme në komunikim dhe interpretim.
Kjo është kënga e tretë e saj. Ajo ka filluar të këndojë qysh në moshën pesë vjeçare dhe me dy këngët e saj paraprake “Vëllau im” dhe “Lea dhe muzika” ka marrë çmime në festivale të ndryshme.
Ajo është një prej talentëve potencial për të ardhmen në muzikë dhe aktualisht një prej emrave më të përshtatshëm të muzikës për fëmijë. /Telegrafi/