Më 14 qershor, Neptun Maqedoni hapi dyert e qendrës së re, të nivelit të lartë të produkteve dhe pajisjeve, e cila ofron një përvojë krejtësisht të re në ndërveprim me teknologjitë dhe pajisjet e avancuara nga segmenti premium.
Hapja e dyqanit, e cila u pasua me një festë dhe DJ, pije për të gjithë, shumë surpriza, ulje deri në 50%, oferta ekskluzive dhe çmime promo, morën pjesë një numër i madh fansash dhe entuziastësh të teknologjisë, kënaqësia e të cilëve me ofertën dhe çmimet konkurruese ishte e dukshme.
Ne i pyetëm mikpritësit se çfarë mund të presim në këtë hapësirë ekskluzive.
“Ne e rihapim këtë dyqan unik në të njëjtin lokacion, për të iu afruar edhe më shumë klientëve tanë, sepse ata po na afrohen dita ditës. Kjo përzierje e përsosur e pajisjeve moderne dhe teknologjisë më të avancuar e mirëpritur nga disa nga konsumatorët, entuziastët dhe teknofilët më të dalluar është ajo që na bën krenarë dhe vërtet të kënaqur. Jemi të lumtur që mund të ofrojmë një përzgjedhje të arritjeve të shumta teknologjike, një përvojë të sofistikuar të blerjeve dhe bashkëpunim me partnerët dhe markat më të mira në mbarë botën”, thotë Goran Panzov, Menaxher i Zonës – Shkup.
Përvoja e dekadave, besimi në parimet e marrëdhënieve korrekte të biznesit, preciziteti dhe
saktësia si vlera pa alternativë, e kanë pozicionuar Neptunin si një mik të shtëpisë moderne dhe një partner të besueshëm në botën e biznesit për më shumë se 26 vjet.
Rihapja e Neptun Stadion është vetëm një tregues tjetër se kjo kompani është besnike ndaj
parimeve mbi të cilat është themeluar, duke vazhduar të investojë në zhvillimin e ekipeve të forta,
zgjidhjeve dhe shërbimeve, si dhe risive të aksesueshme që u përgjigjen nevojave më të fundit të
shoqërisë dixhitale.