Site icon Telegrafi

Le të shërbejë si frymëzim pamja e re e Emily Ratajkowski-t

Nuk është sekret se Emily Ratajkowski di sesi të tërheqë vëmendje

Mjafton të bëjë një postim, në dukje të thjeshtë, në Instagram dhe të gjithë kokat do të kthehen nga ajo.

Kështu ndodhi edhe këtë herë kur postoi një foto në Instagram me pamjen e re.

Emily tashmë është bërë bionde dhe nuk është surprizë që duket yll.

Mesa duket, @emrata paska pasur kohë që e diskutonte këtë ndryshim me parukieren e saj, Rosa Carrico, e cila shprehet: “Ne e planifikuam këtë për kaq shumë muaj dhe më në fund e bëmë! E dashuroj faktin që marrim përsipër të tilla aventura së bashku.”

Kujtojmë se modelja 29-vjeçare nuk ka frikë të eksperimentojë pakëz me pamjen, qoftë duke prerë balluke në karantinë apo duke lyer flokët rozë.

Exit mobile version