Telegrafi

Le të heshtin mediat për Balotellin

“Nuk jam nga ata shërbëtorët e Berlusconit dhe nuk mund të komentoj fjalët e tij. Ai është president i një bordi dhe është e natyrshme që këto gjëra t’i mirëpresë. Shtypi ka folur mjaft për Balotellin dhe është mirë që të heshtë”, tha agjenti Mino Raiola.

Në ndërkohë, Raiola komentoi dhe për polemikën televizive të Balotellit kur para audiencës veshi fanellën e Milanit.

“Ishte një shaka e keqe në një kohë të papërshtatshme”, përfundoi ai. /Telegrafi/