Site icon Telegrafi

Lë nipin dhe mbesën dhe shkon të luajë kumar

Autoritetet e Floridës kanë njoftuar se në gushtin e vitit të kaluar, 54-vjeçarja kishte parkuar automjetin e saj në afërsi të kazinos Hallandale Beach, kishte hapur dritaret dhe kishte ndalur klimën.

Pas një kohe shumë të shkurtër, njerëzit që kalonin kishin parë një vajzë dyvjeçare dhe një djalë 14-vjeçar që po qëndronin vetëm në veture. Ata kanë reaguar duke thirrur rojet e kazinos dhe pastaj është thirrur edhe policia.

Prokurori për këtë rast ka thënë se gruaja është dënuar për shkak të veprimit të keq ndaj fëmijëve.

Exit mobile version