Telegrafi

Le Mond: Perëndimi i gatshëm ta njoh pavarësinë e Kosovës

“Vendet perëndimore tashmë e kanë të gatshëm planin…SHBA dhe evropianët kanë arritur një marrëveshje parimore me ish-shefin e gueriles kosovare, Hashim Thaçi, i cili do të duhej të jetë kryeministri i ardhshëm, që shpallja e pavarësisë së Kosovës të shtyhet deri sa të përfundojnë zgjedhjet në Serbi”, shkruan Le Mond, duke u thirrur në burime diplomatike.

Sipas këtij shkrimi, qëllimi i kësaj shtyrje është që në zgjedhjet presidencial serbe t’i jepet përparësi krahut demokratik të Boris Tadiqit, dhe të zvogëlohen shanset e rrymës ultranacionaliste.

“Aktiviteti diplomatik i perëndimit po rrjedh paralelisht në drejtim të pavarësisë së Kosovës dhe të pranimit të saj nga ana e shteteve të ndryshme” shkruan Le Mond dhe shton se brenga kryesore e perëndimit është “si të tejkalohet bllokada e Rusisë në OKB”.