Ai zgjodhi të përkushtohej për mbrojtjen e kafshëve të egra.
Dean Schneider është një djalë zviceran që la jetën në Zyrih, për t’iu përkushtuar tërësisht mbrojtjes së kafshëve të egra në Afrikën e Jugut.
Falë imazheve të pabesueshme që çdo ditë ai hedhë, është bërë një yll i vërtetë në Instagram me 100 mijë ndjekës të tij.
Këtu është me luanin Dexter që shkon pas tij, pasi Deani kishte kaluar një javë larg prej tij pasi u kthye në Zvicër për të takuar familjen e tij.
“Dexter është i pari që ka shpëtuar kur kam ardhur këtu, një rritës kafshësh e kishte atë dhe unë e lirova, në Zvicër, shita gjithçka që kisha dhe lëviza”, shprehet Dean.
https://www.youtube.com/watch?v=Kv-sSpuurPI
Zgjedhja e tij radikale është bërë një projektin e ruajtjes së kafshëve i quajtur “Hakuna Mipaka”. /oranews/