Një baba ishte futur në tren për ta vendosur në karrige foshnjën, dhe pas pak sekondave del jashtë për ta ndezur një cigare – megjithatë ai kurrë nuk e kishte besuar se treni do të niset më herët dhe se do të mbetet jashtë e foshnja brenda.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ai vendosë në karrige foshnjën e tij dhe del në platformë për ta ndezur një cigare, por dyert u mbyllën befasisht dhe u nis treni, transmeton Telegrafi.
E duke parë se çfarë kishte bërë fillon të vrapojë pas trenit, por pa fat, e ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Cleveland të Ohios gjatë muajit të kaluar.
Megjithatë ishte një pasagjer tjetër që rastisi të jetë brenda trenit së bashku me foshnjën, që i tregoi shoferit se çfarë ka ndodhur i cili më pas ndali trenin për t’u ribashkuar babai me foshnjën.
Sipas zyrtarëve të hekurudhave në SHBA, as foshnja e as pasagjerët nuk janë rrezikuar gjatë këtij incidenti, ndërsa shoferi është “kritikuar” për faktin se nuk ka ndjekur procedurat e komunikimit. /Telegrafi/