Telegrafi

Le Figaro: Kosova, zona gri e Europës, e rrezikuar nga konvertimi i njerëzve në ekstremizëm

E përditshmja franceze Le Figaro i ka kushtuar një reportazh të gjatë Kosovës duke e cilësuar madje dhe si vendi ndoshta më i brishtë në Europë, ku mund të depërtojë ekstremizmi islamik.

Le Figaro e përshkruan Kosovën si zonën gri të Europës – duke aluduar se ekziston rreziku për konvertimin e njerëzve në ekstremizëm.

Sipas saj, Kosova është një shembull i dështimit ndërkombëtar.

“Dështimi i modelit të Kosovës është befasues, në një kohë që shuma e ndihmave ndërkombëtare për banor, kalon edhe Planin Marshall”.

Shkrimi i Le Figaro vijon me një intervistë të një shtetasi kosovar i cili në vitin 2014 kishte luftuar në Siri, ndërsa flet edhe për xhamitë në Kosovë, që sipas të përditshmes franceze, disa prej tyre janë ndërtuar pas luftës së fundit, me financimin e Arabisë Saudite.