Telegrafi

“Le Figaro”: Haradinaj është paraqitur para prokurorit në Mulhouse

Gazeta e njohur franceze “Le Figaro” ka raportuar për arrestimin e ish-kryeministrit të vendit, liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke treguar se ai është arrestuar bazuar në një fletarresti të Serbisë, për krime lufte.

Sipas gazetës, Haradinaj është arrestuar nga Policia kufitare në aeroportin Basel-Mulhouse-Friburg, sipas burimeve të policisë franceze.

“Haradinaj është arrestuar pasi ka dalë nga aeroplani duke kaluar proceduar kufitare në Aeroport dhe më pas është dërguar për tu paraqitur në Zyrën e Prokurorit Publik në Muhouse (Haut Rhin)”, shkruan gazeta franceze, transmeton insajderi.

Një mandat arresti ndërkombëtarë, raporton gazeta, është lëshuar në vitin 2004 nga ana e Serbisë, teksa tregohet se Haradinaj ishte gjykuar dy herë në Tribunalin e Hagës duke u shpallur i pafajshëm nën akuzën për krime lufte.